DEBUTIMI PASNESËR
Kukësi zyrtarizon trajnerin e ri të skuadrës
2 March, 2020 @12:08
Para mediave në stadiumin Air Albania, Kukësi sot ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës, që do të ketë detyrën e vështirë.
Orges Shehi, ish-portier i kombëtares shqiptare dhe i Skënderbeut është emëruar timonier i skuadrës kukësiane, ndërsa është prezantuar nga drejtori sportiv i Kukësit Nderim Nexhipi dhe kreu i klubit Safet Gjici sot.
Shehi do të debutojë në bankën e Kukësit që në ndeshjen e ardhshme të skuadrës ku ekipi i tij i ri do të pret Vllazninë e Shkodrës (17:00, 4 mars, Elbasan Arena) që po lufton për mbijetesë në Superiore.
Ditë më parë nga detyra e trajnerit të Kukësit është shkarkuar Shpëtim Duro, menjëherë pas barazimit të pafat të ekipit ndaj Teutës në Durrës, 2-2.
Kukësi është ndjekës më i afërt i liderit të Superiores, Tirana, derisa drejtuesit e skuadrës po kërkojnë titullin kampion këtë stinor.