ARBËRIA 3-2 2 KORRIKU
Diori si flori, Arbëria minimizon dallimin ndaj liderit
1 March, 2020 @17:02
Ndeshja e dytë në fanellën e Arbërisë dhe tashmë ka tre gola të shënuara. Ky quhet përforcim i qëlluar, ndërsa Dior Zabërxha që erdhi te Arbëria në afatin kalimtar të janarit ka shënuar dy herë sot në fitoren 3-2 [Zabërxha 30, 68, Kryeziu 72 - nn. 80, 85] ndaj 2 Korrikut.
Por, fitorja e Arbërisë u bë edhe më e vlefshme pasi që lideri i Ligës së Parë, Besa, dështoi të merr pikë në Kamenicë ndaj Dardanës, që bën ekipin kuqezi nga Lipjani t’i afrohet në një pikë kreut.
Arbëria në xhiron që vjen udhëton pikërisht në Shahin Haxhiislami për tu ndeshur ndaj Besës, në duelin direkt për vend të parë në Ligë të Parë.
Sa i përket skuadraës së 2 Korrikut, ata që në pjesë të parë mbetën me 10 lojtarë në fushë (Abit Salihu, karton i kuq, 25’) dhe është me rëndësi të theksohet se pas disavantazhit 3-0 në 15 minutat e fundit ishin pranë befasisë me 10 lojtarë, duke e bërë përfundimtaren 3-2.
2 Korriku në ndeshjen e radhës luan ndaj Vëllaznimit në Prishtinë.