TEUTA 2-2 KUKËSI
Kallaku në minutat shtesë, Teuta ndal Kukësin
29 February, 2020 @19:16
Kukësi nuk ka arritur të mbajë distancën 2 pikëshe ndaj Tiranës lidere, pasi që sonte ka pësuar gol në minutën e pestë shtesë të takimit për tu pajtuar me barazim ndaj Teutës në Durrës 2-2 [Sherif Kallaku 22p, 90’+5 - Vasil Shkurtaj 45p, 64].
Vendasit avancuan në Niko Dovana përmes Kallakut të disponuar sonte, ndërsa krejt në fund të pjesës së parë kukësianët barazuan me gol-makinën e tyre, Shkurtaj. Të dy shënuan nga penalltia.
Kukësi ka qenë shumë afër fitores. Kristal Abazaj asistoi për Shkurtajn që dha avantazhin për Kukësin, e skuadra kur mendoi se fitoi ndeshjen, ra pre e një goditjeje precize të Kallakut.
Në minutën e pestë shtesë, pak mbi 16metërsh, Kallaku i krijoi hapësirë vetes për shut, duke shënuar për të barazuar - e në anën tjetër futbollistët e Kukësit ranë në tokë, të dëshpëruar.