FORTUNA DUSSELDORF 3-3 HERTHA BERLIN
Valon 74min, Fortuna çon poshtë epërsinë 3 golëshe!
28 February, 2020 @22:38
Fortuna Dusseldorf ku mesfushori i Kosovës Valon Berisha është startues dhe sot luajti për 75 minuta, ka shpërdoruar mundësinë e artë për tre pikë tjera të arta në luftë për mbijetesë.
Përkundër që për 45 minuta lojë futbollistët e Fortunës arritën epërsinë 3-0, brenda dhjetë minutave të pjesës së dytë çuan poshtë gjithçka dhe u desht të kënaqen me barazim 3-3 [Karaman 6, 45, Thommy 9 - Thommy 64ag, Matheus 66, Piatek 75p] ndaj Herthës së Berlinit.
Tre pikëshi do ta nxjerrte nga zona e rrezikshme Fortunën, por barazimi, i mban edhe më aty, e në anën tjetër polaku i ardhur nga Milani, Krzysztof Piatek ishte njeriu që me golin e tij nga penalltia shpëtoi skuadrën e kryeqytetit nga humbja.