ARBËR ZENELI UDHËTON NË MONACO
Reims zyrtarizon rikthimin e Arbër Zenelit
28 February, 2020 @21:07
Mesfushori i krahut i Kosovës dhe futbollisti më i mirë i Kosovës në vitin 2018, Arbër Zeneli, do t’i rikthehet ekipit të parë të Reimsit në Ligue 1 për herë të parë pas 24 majit të vitit 2019.
Njoftimin e ka zyrtarizuar skuadra e St de Reimsit sonte, duke bërë të ditur se Zeneli 25 vjeç do të jetë në dispozicion të trajnerit David Guion për ndeshjen e nesërme që e luajnë në Louis II ndaj Monacos.
Zeneli në fundjavën e kaluar luajti 45 minuta për ekipin e dytë të Reimsit, për të provuar veten në një lojë për herë të parë pas lëndimit, ndërsa për nesër nuk pritet të jetë në 11-shen startuese, por çdo minutë e fituar si zëvendësues do të jetë ngritje në formë për futbollistin, që aq shumë i duhet Kosovës para ndeshjes ndaj Maqedonisë Veriore më 26 mars në Shkup.