ISMET MUNISHI
Rezultat pozitiv, lojtarët ranë në ndikim të atmosferës
29 February, 2020 @21:13
Trajneri i liderit të Superligës, Ismet Munishi, në deklaratën e tij pas ndeshjes derbi të xhiros ndaj Prishtinës, ku ekipet u ndanë baras pa gola ka thënë se ky rezultat për ekipin e tij është pozitiv.
“Ky është rezultat pozitiv, duke pasur parasysh që kemi luajtur ndeshje ndaj kundërshtarit direkt si mysafir. E kemi kërkuar fitoren, por besoj që barazimi është epilog real. Luajtëm mirë si skuadër, kemi lojtarë të rinj, ndoshta kanë rënë në ndikim të atmosferës. Kemi përparuar jashtëzakonisht si ekip,” ka thënë ai ndër të tjera.
Ballkani me barazimin e siguruar ndaj Prishtinës i është kthyer kreut të tabelës me një pikë më shumë sesa ndjekësja e parë, Drita. E pikërisht Drita është kundërshtarja e radhës për Ballkanin dhe atë në Suharekë.