ARMEND DALLKU
Keq që s’erdhën golat
29 February, 2020 @21:19
Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, është ndarë jo i kënaqur me rezultatin e ndeshjes derbi ndaj Ballkanit sot, 0-0.
Ndërsa në deklaratën e tij pas barazimit ka thënë se e keqja e ndeshjes ishte mos-shënimi i golave, që do t’i gëzonte të gjithë.
“Normalisht nuk jam i kënaqur (me rezultatin), për vetë faktin që luajtëm para tifozëve tanë. Problemi apo e keqja e kësaj ndeshje ishte mos-shënimi i golave për t’i gëzuar gjithë këta tifozë të pranishëm, bëmë çmos si ne, si kundërshtari, por besoj se janë të ndarë të kënaqur me mënyrën e lojës, sepse ishte shumë e luftuar nga të dy palët. Mirëpo duke se epilogu real ishte ky rezultat. E kam potencuar edhe para ndeshjes se kjo ndeshje nuk vendos gjithçka, sepse kemi edhe shumë pikë brenda garës. Vazhdojmë tash të përgatitemi për ndeshjen e radhës,” ka thënë Dallku për faqen zyrtare të ekipit të tij pas ndeshjes.
Prishtina në përballjen e radhës në Superligë pret Ferizajin. E këta të fundit në luftë për mbijetesë bën sot befasi duke e mposhtur Llapin.