STATS OF EL CLASICO
Statistika të veçanta nga Real Madrid 2-0 Barcelona
1 March, 2020 @23:56
Pas fitores së Real Madridit ndaj Barcelonës në El Clasico, tashmë janë bërë edhe fakte të reja për të përdorurur statistikat historie të duelit më të ndjekur në botë.
1. Real Madrid ka fituar për herë të parë një ndeshje të LaLigas ndaj Barcelonës në Santiago Bernabeu që prej tetorit të vitit 2014.
2. Real Madrid ka fituar për herë të parë një ndeshje të LaLigas ndaj Barcelonës që prej prillit të vitit 2016, në Camp Nou.
3. Barcelona nuk ka shënuar ndaj Real Madridit në dy ndeshje radhazi (në të gjitha garat) për herë të parë që prej majit të vitit 1975.
4. Vinicius Junior (19 vj e 233 ditë) është bërë lojtari më i ri që ka shënuar në El Clasico në shekullin XXI, duke e lënë pas Leo Messin (19 vj e 259 ditë).
5. Mariano Diaz bëhet zëvendësuesi që shënoi golin më të shpejtë në ElClasico në shekullin XXI (50 sekonda pasi që u fut në lojë).
6. Karim Benzema ka regjistruar paraqitjen e 500-të për Real Madridin në të gjitha garat, duke u bërë futbollisti i tretë i huaj (jo-spanjoll) që arrin këtë shifër. Roberto Carlos ka 527 paraqitje dhe Marcelo Vieira 504.
7. Lionel Messi është bërë lojtari i Barcelonës me më së shumti paraqitje në El Clasico, në të gjitha garat, duke e kaluar Xavi Hernandezin. Messi tash ka 43 paraqitje, Xavi mbetet te 42.
8. Lionel Messi nuk ka asistuar ose shënuar gol në ElClasico (në të gjitha garat) në pesë paraqitjet e fundit. Kjo është seria më e dobët e tij në këtë rivalitet.