Të gjitha lajmet

FLAMURTARI - VUSHTRRIA

Flamurtari largohet nga zona e rrezikshme

Fotot: KFFlamurtari/fb

Flamurtari largohet nga zona e rrezikshme

2 March, 2020 @15:13

Ndeshja e fundit e xhiros së 20 në Superligën e Kosovës në futboll, përfundoi me fitoren e Flamurtarit kundër Vushtrrisë.

Skuadra prishtinase e mposhti kundërshtarin me rezultat 2-0 dhe u largua nga zona e rrezikshme.

Flamurtari golat i shënoi në pjesën e parë të ndeshjes. Së pari në minutën e 40’ shënoi Bashkim Shala, derisa një minutë më vonë, Arbnor Zeqiri e dyfishoi epërsinë.

Flamurtari vs Vushtrria

Në pjesën e dytë, skuadra e Vushtrrisë tentoi me Fazliun e Sien, por ishin të pasuksesshëm për ta ndryshuar rezultatin e ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Flamurtari me një pikë më shumë (25) se Drenica gjendet në pozitën e tetë, kurse Vushtrria me 15 pikë është në pozitën e parafundit në tabelë.

Në xhiron tjetër Flamurtari takohet me Drenicën, një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, kurse Vushtrria e pret Dukagjinin në shtëpi.

FITIM LLAPASHTICA

Përvoja ndikoi

2 March, 2020 @16:30

Fitim Llapashtica, trajner i Vushtrrisë është shprehur që ekipi i tij pa-përvojë me lojtarë të rinj gaboi, përkundër se ka…

SUNAJ KEÇI

Edhe 13 beteja

2 March, 2020 @16:23

Trajneri i Flamurtarit, Sunaj Keçi, pas fitores së sotme ndaj Vushtrrisë është shprehur të jetë i kënaqur me rezultat pas…

ARMEND DALLKU

Keq që s’erdhën golat

Foto: prishtinafc.com

29 February, 2020 @21:19

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, është ndarë jo i kënaqur me rezultatin e ndeshjes derbi ndaj Ballkanit sot, 0-0. …

ISMET MUNISHI

Rezultat pozitiv, lojtarët ranë në ndikim të atmosferës

Foto: KFBallkani/fb

29 February, 2020 @21:13

Trajneri i liderit të Superligës, Ismet Munishi, në deklaratën e tij pas ndeshjes derbi të xhiros ndaj Prishtinës, ku ekipet…

PRISHTINA 0-0 BALLKANI

Kryendeshje me shumë raste, Ballkani përsëri lider

Fotot: prishtinafc.com

29 February, 2020 @18:56

Ndeshje në tempo të lartë panë mijëra tifozë që kishin ardhur të shikojnë derbin e xhiros në Fadil Vokrri, por…

Të gjitha lajmet nga FFK Superliga