FITIM LLAPASHTICA
Përvoja ndikoi
2 March, 2020 @16:30
Fitim Llapashtica, trajner i Vushtrrisë është shprehur që ekipi i tij pa-përvojë me lojtarë të rinj gaboi, përkundër se ka pasur raste të mira për të shënuar dhe për të nxjerrë rezultat ndaj Flamurtarit sot.
Vushtrria është në zonën e rrezikshme të Superligës dhe me futbollistët në dispozicion, shpëtimi i tyre duket të jetë tepër i vështirë.
“Patëm raste, lojtari gaboi te goli i parë dhe kjo ndikoi në lojën tonë. Në pjesë të dytë provuam mjaft, por s’ia dolëm. Kemi lojtarë të rinj dhe pa përvojë, që ndikoi në fund,” ka thënë trajneri i vushtrriasve pas humbjes.
Vushtrria që erdhi në Superligë këtë stinor, aktualisht është e parafundit në klasifikim dhe me këtë humbje ka bërë edhe një hap prapa për sigurimin e mbijetesës.