TRABZONSPOR
Sturridge përsëri mbetet lojtar i lirë
2 March, 2020 @12:53
Futbollisti anglez, Daniel Sturridge, që nënshkroi për ekipin turk, Trabzonspor, kontratë 2+1 vjeçare - është ndarë nga aty.
Ai do të jetë përsëri lojtar i lirë, pasi që me ekipin janë dakorduar të ndërprejnë marrëveshjen.
Trabzonspor ka bërë të ditur se lojtari ka pranuar që të mos merr dëmshpërblimin që i takon nga kontrata, ndërsa sulmuesi në 11 paraqitje me ekipin, aktualisht lider i Superligës turke, ka shënuar 7 gola.