GJILANI 2-1 FERONIKELI
Gjilani mposht kampionin, ngritet mbi Dritën
4 March, 2020 @15:10
Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentjan Mezani, Gjilani, me golat e shpejtë të shënuar në pjesë të parë nga Fiton Hajdari kanë kryer punën e fituesit heret në ndeshje, përkundër tentimeve të myasafirëve për rikthim përgjatë pjesës më të madhe të ndeshjes.
Gjilani mposhti Feronikelin 2-1 [Fiton Hajdari 9, 13 - Albert Dabiqaj 38] për tu ngritur në 41 pikë dhe për të qenë ndjekësi i parë i liderit të Superligës Ballkanit, për momentin.
Golat e shpejtë të Gjilanit bën që sulmet e niklit të shpeshtohen më vonë, ndërsa pas asistimit të Përparim Islamit Albert Dabiqaj shënoi me kokë për të çuar skuadrat në pushim me shumë dilema.
Por, në pjesë të dytë pas tentimit fillestar të Tomilsav Busicit të Gjilanit, e më vonë të Van Dave Harmonit të Feronikelit, goli nuk erdhi.
Më pas ka provuar furrishëm edhe Astrit Thaqi i mysafirëve, por gola më nuk kishte dhe kështu skifterat e Gjilanit kanë arritur një tre pikësh jashtëzakonisht të rëndësishëm në luftë për titull kampioni.
Në xhiron që vjen Gjilani i shkon Llapit, ndërsa Feronikeli pret Vushtrrinë.