VLLAZNIA 0-0 LIRIA
Liria vazhdon të bie në tabelë, ende pa fitore
4 March, 2020 @16:06
Liria e Prizrenit që në janar emëroi trajner Skender Shengylin ka vazhduar me rezultate jo të mira edhe këtë xhiro. Skuadra prizrenase ka arritur që të marrë vetëm një pikë sot në Sadovinë, në përballje ndaj Vllaznisë së Pozharanit duke barazuar pa gola, 0-0.
Raste për Lirinë kishte në pjesë të parë Fatih Karahoda e Susuri, e në pjesë të dytë Jasmin Muhovic, por goli nuk erdhi assesi.
Mirëpo, përkundër pikës së marrë ndaj Vllaznisë, rënia e Lirisë në tabelë ka vazhduar pasi që skuadrat tjera të mesit të renditjes kanë shënuar fitore dhe tashmë prizrenasit gjenden në mes të tabelës së Ligës së Parë.
Kujtojmë, fitorja e fundit për Lirinë në këtë stinor në Ligë të Parë daton më 10 nëntor 2019, kur e kishin mposhtur Istogun në Prizren.
Në xhiron e radhës bardhezinjtë e Prizrenit Onixin në formë, ndërsa Vllaznia që ka marrë pikë jetike në luftë për mbijetesë, udhëton te fqinjtë e Vitisë.