LA LIGA
Fillon procesi zgjedhor për president në Madrid
1 April, 2021 @16:17
Florentino Perez , i ka kërkuar Bordit Zgjedhor hapjen e procedurës për zgjedhje njoftoi klubi në një deklaratë.
“Presidenti, pasi dëgjoi Bordin e Drejtorëve të mbajtur sot, dhe në përputhje me nenin 38 seksioni b të akteve nënligjore të Real Madrid CF, i ka kërkuar Bordit Zgjedhor të fillojë procedurën për thirrjen e zgjedhjeve për President dhe Bordin e Drejtorëve”, njofton ekipi madrilen.
Florentino Pérez u shpall për herë të fundit president i Real Madrid më 19 qershor 2017. Ai ishte i vetmi kandidat që doli për zgjedhje dhe u rizgjodh për mandatin e tij të pestë.
Meqenëse nuk kishte kandidatë të tjerë, ai u emërua automatikisht president i Real Madrid disa ditë pasi ekipi përfundoi një sezon të kurorëzuar me një La Ligë (33) – Ligën e Kampionëve (12), Superkupa Evropiane dhe Kupa Botërore e Klubeve në Japoni.
Në total, biznesmeni Pérez ka qenë në krye të klubit për më shumë se 17 vjet.