Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AFRIKA '13

Finalja afrikane!

REUTERS/Thomas Mukoya

Finalja afrikane!


8 February, 2013 @10:32

Finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës që luhet të dielën ndërmjet Nigerisë dhe Burkina Fasos, pritet t’i takojë Nigerisë. 

Kjo, sa për shkak të cilësisë së lojtarëve nigerian, sa për shkak të lëndimeve të lojtarëve kyq të Burkina Fasos, në rrugë drejt finales. 

Mirëpo, këto dy vende afrikane, të cilat erdhën deri në finale, në ndeshjen e parë të tyre në Grupin C, kishin mbetur baraz 1-1 (Emenike 23 - A. Traore 90). Ndërsa Burkina Faso për shkak të goldallimit më të mirë, kishte dalë si e para nga Grupi C, derisa Nigeria si e dyta. 

Tash në finale Alain Traore, do t’i mungojë Burkina Fasos, ndërsa Jonathan Pitroipa i cili u ndëshkua me karton të kuq gabimisht nga gjyqtari, në gjysmëfinale - derisa më vonë gjyqtari u suspendua - ka të drejtë loje pasi që tërhiqëet vendimi i gabuar i gjytarit. 

E me kthimin e Pitroipas shpresat historike të Burkina Fasos janë ende të gjalla. 



FINALJA:

1 E diel, ora 19:00 Nigeria - Burkina Faso


VENDI I TRETË:

1 E shtunë, ora 19:00 Mali - Gana

 
Të gjitha lajmet nga