LIVERPOOL - BURNLEY

Fitore në Anfield, Liverpooli merr pikët e plota
21 August, 2021 @15:22
Në ndeshjen e parë të sezonit në Anfield, Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Burnleyt.
Ndeshja e parë e xhiros së dytë në Premier League përfundoi 2-0 në të mirë të skuadrës së Jürgen Klopp, ndërkohë që golat e fitores erdhën nga Diogo Jota dhe Sadio Mane.
Pas xhiros së parë, Liverpooli ka 2 fitore dhe asnjë gol të pësuar, kurse Burnley mbetet pa pikë pas dy xhirove.
Xhiron që vijon, Liverpooli e pret Chelsean në shtëpi, kurse Burnley luan si vendas ndaj Leedsit.