ROSSONERI
Galliani te Dinamo për sulmuesin
6 July, 2016 @20:20
Shefi i Milanit, Adriano Galliani, sot ka qenë në Zagreb, raportojnë mediat italiane. Arsyeja e vizitës së pazarxhiut rossoner ka qenë sulmuesi i ri dhe premtues kroat, Marko Pjaca.
Pjaca është 21 vjeç dhe qe 2 vjet është anëtar i Dinamos, prej ku ka siguruar edhe një vend në reprezentacionin kroat.
Ai u dallua edhe në EURO 2016 ku luajti 100 minuta për kroatët, që u eliminuan nga Portugalia në të tetën e finales.