ARGJENTINASI
Inter zyrtarizon Banegën
6 July, 2016 @19:38
Futbollisti argjentinas, Ever Banega, është anëtari më i ri i Interit, ka bërë të ditur vetë klubi italian sot përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare të tij.
Mesfushori kreativ 28 vjeç që në dy stinorët e fundit ka qenë pjesë e Sevillës në La Liga të Spanjës, ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me ekipin neroazzurr nga Milanoja.