LA LIGA

Gjithmonë afër Messit
8 November, 2012 @17:08
Lojtari më i mirë në botën e futbollit, argjentinasi Lionel Messi, ka kërkuar nga kompania prodhuese e mbathjeve të tija sportive që tash e tutje të shkruajnë edhe emrin e djalit të tij te ato.
Kështu 25 vjeçari kudo që të jetë do ta ketë afër Thiagon e vogël, i cili s’ka një muaj që ka lindur.
Fotografia është bërë mbrëmë në ndeshjen e Barcelonës në Celtic Park të Skocisë, ndeshje kjo që Barcelona e humbi nga Celticu në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.