TRANSMETIMI
Mbi gjysmë milionë euro për të drejtat e Superligës
26 September, 2017 @8:42
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka vendosur që edhe për dy stinorë tjerë të vazhdojë me kompaninë mediatike nga Shqipëria, Digitalb, sa i përket të drejtave të transmetimit të ndeshjeve të Superligës.
Një Komision i FFK-së i përbërë nga Diturie Hoxha, Arianit Ahmeti dhe Agim Ademi, kanë hapur ofertat e kompanive televizive që ofertuan për të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Superligës së Kosovës deri në stinorin 2019/20.
Digitalb, që aktualisht trasnmeton Superligën e Kosovës, ka ofertuar për dy stinorët vijues me 550 mijë euro - që e ka bërë atë fitues të të drejtave. Ndërsa Artmotion në bashkëpunim me Klan Kosovën kanë ofertuar me 314 mijë euro për dy stinorët në vijim.
Kështu, tash e tutje, deri më qershor të vitit 2020, të gjitha ndeshjet e Superligës së Kosovës do të jenë në transmetim te Digitalb.