MPOSHTET UNITED

REUTERS/Andrew Winning
Goditet edhe Manchesteri
17 November, 2012 @12:52
Irlandezi Anthony Pilkington me golin e shënuar në minutën e 60-të të ndeshjes ka arritur t’ia sjellë ekipit të tij, Norwich City, një fitore sa të rëndësishme në pikë ashtu edhe të famshme. Norwich ka mposhtur liderin e derisotshëm të Premier League, Manchester United.
Ndërsa tentimet e shumta të djelmoshave të Sir Alex Fergusonit nuk kanë ndezur para mbrojtjes së ngjeshur të kanarinave, që këtë stinor janë kthyer në Premiership pas një kohe të gjatë.
Me humbjen e Manchester Unitedit, Manchester City ka ruajtur lidershipin e fituar vetëm dy orë më parë pasi që e mposhti Aston Villan 5-0. Kjo është humbja e tretë në ligë e Manchester Unitedit këtë stinor, ndërsa Wayne Rooney nuk ka qenë pjesë e ekipit sot.
REZULTATI DHE GOLASHËNUESIT:
Norwich - Manchester United 1-0 (Pilkington 60)