LA LIGA

Guardiola si Steve Jobs!
16 November, 2012 @15:00
Ish drejtori i Real Madridit, Jorge Valdano, ka lëvduar ish trajnerin e Barcelonës, Josep Guardiola, duke thënë se ai ka bërë mrekulli me futbollin në vitet e kaluara te klubi katalonas.
“Guardiola ka bërë punë fantastike. Ai është Steve Jobsi i futbollit: eksperimental, trim, adhurues i së bukurës dhe inovativ. Barcelona e ka kthyer futbollin në kulturë, ndërsa çdo gjë çka mësohet në La Masia aplikohet në Camp Nou,” ka thën Valdano për Eurosportin mbrëmë në një intervistë.
Valdano ka lënë Real Madridin në maj të vitit 2011 pas një konflikti me Jose Mourinhon.