SUPERLIGA TURKE
Cikalleshi asiston dhe dështon nga penalltia, fiton duelin ndaj Rashanit
4 April, 2021 @21:00
Konyaspori arriti një fitore të rëndësishme ndaj Erzurumsporit me rezultat 1-2.
Sokol Cikalleshi për Konyën dhe Elbasan Rashani për Erzurumsporin ishin startues në këtë ndeshje.
Cikalleshi ishte asistues në golin e parë të skuadrës, derisa në minutën e 26’ dështoi nga penalltia.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare luajti 90 minuta, derisa Rashani u zëvendësua në minutën e 54’.
Në minutën e 74 për Konyasporin hyri në lojë edhe Zymer Bytyqi.
Konyaspori gjendet në pozitën e 11 në Superligën Turke me 39 pikë, kurse Erzurumspori në pozitën e 20 me 27 pikë.