KUPA E KOSOVËS: ISTOGU-HAJVALIA
Istogu eliminon Hajvalinë në pjesën e dytë
1 November, 2017 @15:04
Istogu është ekipi i radhës që ka siguruar rrethin e tretë të Kupës së Kosovës, duke e mposhtur sot Hajvalinë në shtëpi me rezultat bindës, 3-0.
Edhepse në pjesën e parë nuk kishte gola dhe dukej se Hajvalia do të duronte për të kërkuar vazhdimet, kjo nuk ndodhi, pasi që vendasit shpërthyen në pjesë të dytë.
Ka qenë Malsor Blakaj që i dha epërsinë Istogut, ndërsa më pas Jetmir Vrenezi dhe Qëndrim Krasniqi kanë vulosur epilogun e takimit, për të çuar të kaltërit nga Bjeshkët e Rugovës tutje në Kupë.