DISCIPLINORJA GODET RAHOVECIN
KF Rahoveci në procedurë disciplinore
1 November, 2017 @14:22
Të gjithë lojtarët dhe zyrtarët e ekipit futbollistik të Rahovecit, janë futur në procedurë disciplinore nga Komisioni i Garave të FFK-së sot.
Arsyeja për këtë është se KG ka konstatuar se KF Rahoveci si pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar Trull Cup 2017 që gjenden në listën e udhëtimit, të dorëzuar në ambasadën e Norvegjisë, kanë bërë shkelje të nenit 44 dhe 45 të Rregullores së Garave për mosnjoftim të FFK-së për udhëtim në Norvegji.
Brenda 24 orëve KG ka kërkuar që KF Rahoveci të deponojë deklaratën e saj për këtë lëshim.