LA LIGA

Foto:Google
João Félix i rikthehet golit
1 March, 2021 @12:00
Mbrëmë Atletico Madrid zhvilloi ndeshje në kuadër të La Ligës kundër Villarreal. Ndeshja përfundoi me fitore 2:0 të ekipit nga Madridi.
Golat u shënuan nga Pedraza (autogol) dhe João Félix.
João Félix nuk kishte shënuar më shumë se një muaj, e te goli u rikthye mbrëmë. Hera e fundit që ai shënoi ishte më 24 janar në ndeshjen kundër Valencia.
Portugezi ka luajtur 20 ndeshje në kampionat sivjet, ku ka shënuar gjashtë gola dhe pesë asistime në një total prej 1,183 minutash. Ndërsa në Champions League, ai ka luajtur shtatë ndeshje dhe ka shënuar tre gola duke luajtur 618 minuta.