BIANCONERI

Juventus blen Kabashin
3 August, 2013 @14:02
Kampioni i Italisë, Juventus, që deri dje kishte në bashkëpronësi me Empolin futbollistin shqiptar, Elvis Kabashi - e ka blerë atë përfundimisht. Kështu tash e tutje, Kabashi 19 vjeçar është futbollist me të drejta të plota te Zonja e Vjetër.
Kabashi është mesfushor qendror që ka aftësi të luajë edhe në anë të majtë të fushës, ndërsa ka marrë ‘amin’-in e drejtuesve të bianconerëve pas profesionalizmit të treguar në stërvitje dhe punës së palodhshme të tij.