SPANJA
Kampioni ushtron golat
1 June, 2016 @18:32
Spanja, kampione aktuale e Europës, ka shënuar fitore të lehtë ndaj Koresë Jugore në miqësoren e përfundar pak më parë.
Nga dy gola kanë shënuar sulmuesit Alvaro Morata dhe Nolito, ndërsa David Silva dhe Cesc Fabregas kanë hapur serinë e golave për ekipin e Vicente del Bosques, që është treguar e rrezikshme në sulm.
Spanja do të zhvillojë edhe një miqësore ndaj Gjeorgjisë më 7 qershor para se të koncentrohet plotësisht në ndeshjet e EURO 2016.