FERONIKELI - PRISHTINA
Kampionja në ritëm, deklason Niklin
26 September, 2021 @18:12
Kampionja aktuale e Superligës së Kosovës, Prishtina, po jep sinjale të këndelljes.
Pas rezultateve jo të mira, tani Prishtina arriti ta regjistrojë fitoren e dytë, duke e mposhtur Feronikelin me rezultat të thellë 0-4 [Endrit Krasniqi 6’, Leotrim Kryeziu 31’, Oto John 79’ Bleart Tolaj 87’].
Prishtina që në minutën e 6’ kaloi në epërsi me Endrit Krasniqin, derisa epërsinë e dyfishoi Leotrim Kryeziu në minutën e 31’.
Në pjesën e dytë, Oto John shënoi golin e tretë të Prishtinës në minutën e 79’, kurse Bleart Tolaj e vulosi rezultatin në minutën e 87’.
Prishtna me tetë pikë gjendet në pozitën e gjashtë, kurse Feronikeli me gjashtë pikë në pozitën e shtatë.
Në xhiron e shtatë Prishtina e pret Ulpianën, derisa Nikli udhëton në Suharekë për t’u përballur me Ballkanin.