KOSOVA

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para miqësores kundër San Marinos
Teksti: FFK
31 May, 2021 @20:30
Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para miqësores së parë kundër San Marinos, e cila zhvillohet nesër në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Në stërvitjen e sotme kanë qenë të pranishëm edhe dy prurjet e reja, Astrit Selmani dhe Bashkim Ajdini. Atyre mirëseardhje u ka shprehur përzgjedhësi Bernard Challandes, teksa duke pasur parasysh se në fundjavë kishin ndeshje me klubet e tyre në këtë seancë bën stërvitje të diferencuar nga pjesa e tjetër, me disa vrapime të lehta dhe ushtrime fizike.
E stërvitje të veçantë në kampin e Dardanëve ka bërë edhe Milot Rashica.
Kosova nesër nga ora 18:00 e pret San Marinon në stadiumin “Fadil Vokrri”.