COPA AMERICA

Caktohet se ku do të mbahet Copa America
31 May, 2021 @16:57
Më në fund u caktua se ku do të mbahet Copa America 2021.
Pas Kolumbisë, edhe Argjentina nuk do të jetë organizatore e Copa Americës, për shkak të rasteve të shumta me COVID-19.
CONMEBOL ka vendosur që Copa America 2021 të mbahet në Brazil.
Ekipet që do të garojnë në Copa America janë:
GRUPI A
1.Argjentina
2.Bolivia
3.Uruguaji
4.Kili
5.Paraguaji
Grupi B
1.Brazili
2.Kolumbia
3.Venezuela
4.Peru
5.Ekuadori
Copa America 2021 fillon më 13 qershor.