ALEXIS SANCHEZ
Kryen testet dhe zyrtarizohet
29 August, 2019 @22:20
Kiliani Alexis Sanchez tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i ri i Interit.
Sanchez që dështoi në Manchester United pas shkëlqimit në Arsenal, i është rikthyer Serie A-së pas një dekade, kur luante me Udinesen.
Te Inter, kiliani 30 vjeç do të ribashkohet me bashkëlojtarin e tij nga Manchester United, Romelu Lukaku.