DUELET DHE ORARI I NDESHJEVE

Nesër nis xhiroja e tretë e stinorit
29 August, 2019 @13:55
Me duelin që do të zhvillohet në Klinë në stadiumin “18 qershori” do të hapet xhiroja e tretë e stinorit 2019/20 të Superligës së Kosovës.
Dukagjini i rikthyer në elitë, që është në kërkim të fitores së parë të stinorit, e pret Dritën, që ka marr hov për të mirë me fitoren në xhiron e kaluar ndaj Flamurtarit.
Ndeshja do të luhet më 30 gusht me fillim prej orës 16:00, që bën të dihet se tashmë është tërhequr për një orë mbrapa në krahasim me fillimin e stinorit orari i ndeshjeve të Superligës.
Në të njëjtën orë, në ditët e radhës zhvillohen:
31 gusht, e shtunë:
Feronikeli - Prishtina,
Llapi - Ballkani,
Flamurtari - Ferizaji.
1 shtator, e diel:
Trepça’89 - Drenica
Gjilani - Vushtrria.