MBROJTËSI I KOSOVËS

Rrahmani në duel me argjentinasin Palacio gjatë ndeshjes
Si debutoi Amir Rrahmani në Serie A?
28 August, 2019 @12:35
Mbrojtësi i reprezentacionit të Kosovës, Amir Rrahmani, pas transferimit nga Dinamoja e Zagrebit në Verona, në fundjavë ka debutuar në Serie A.
Arritje e madhe në karrierën e një futbollisti kosovar është kjo, ndërsa Rrahmani me ekipi e tij barazuan ndaj Bolognës 1-1, përkundër se përgjatë ndeshjes luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 13 e takimit.
Për më tepër, shihni punën që kreu Rrahmani (fanella me nr. 13 te Verona) në mbrojtjen e veronezëve dhe debutimin e tij në elitën e futbollit italian. Rrahmani në këtë ndeshje u paraqit për 90min, njëjtë sikurse edhe reprezentuesi shqiptar, Marash Kumbulla (fanella me nr. 24 te Verona).
Në xhiron që vjen, Verona është mysafire e Lecces, para se të pres Milanin në shtëpi.