KILIANI

Alexis Sanchez te Inter
27 August, 2019 @23:45
Sulmuesi kilian i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez, nesër do të arrij në Milano për të nënshkruar kontratën e tij me Interin.
F. Romano, gazetar i the Guardian ka bërë të ditur se marrëveshja u arrit para pak çastesh, e Alexis do të huazohet për një stinor te Inter, pa opcion blerjeje.
Sipas tij, Inter do të paguajë 5 milionë euro rrogë vjetore për kilianin, që i merr 12 milionë te United!
Kështu, kiliani pas dhjetë vitesh rikthehet në Serie A. Ai u bë i njohur në Evropë pas paraqitjeve të mira me Udinesen në vitet 2008-2011, prej nga e bleu Barcelona.