KRYHET XHIROJA II

Shkurtaj s’ndalet, Kukësi lider
28 August, 2019 @21:10
Që në xhiron e dytë të Kategorisë Superiore, Kukësi ka marrë kreun e tabelës, pastër me golaverazh.
Me dy golat e Vasil Shkurtajt dhe një autogol, Kukësi i drejtuar nga Shpëtim Duro ka kaluar lehtë Flamurtarin në Vlorë, për të fituar 0-3 dhe për të marrë kreun e ligës.
Shkurtaj në anën tjetër po tregon se pse vlen 600 mijë euro, që e bën atë lojtarin më të shtrenjtë të Superiores. Ai tashmë ka shënuar tre gola në dy xhirot e para të stinorit.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Skënderbeu i Ilir Dajës, që përkundër krizës, po menaxhohet mirë dhe sot ka fituar ndaj Laçit si mysafir 1-2.
autogol gocaj on Vidnews.
Pas golit të ish lojtarit të Dritës, Kyrian Nwabueze për Laçin, ka qenë Dejvi Bregu që ka barazuar në pjesë të dytë për korçarët, derisa fitoren e solli ish golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës, John Otto John.
Kampioni aktual, Partizani menzi fitoi në Gjirokasër duke e mposhtur Luftëtarin me golin e vetëm të shënuar nga Bruno Telushi. Ndërsa dy të rikthyerit në Superiore këtë stinor, Bylisi e Vllaznia barazuan pa gola, njëjtë sikurse dje Tirana me Teutën.