MESFUSHORI KILIAN

Bologna zyrtarizon ish-interistin
29 August, 2019 @13:19
Skuadra e Bolognës, që në xhiron e parë të stinorit të Serie A-së barazoi ndaj Veronës së Amir Rrahmanit 1-1, ka zyrtarizuar sot futbollistin kilian, Gary Medel.
Mesfushori, që njihet si lojtar agresiv dhe mund të luaj edhe në krahë, ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me ekipin nga bregdeti Adriatik.
Ai njeh mirë Serie A-në, pasi që ka luajtur për Interin gjatë viteve 2014 - 2017, para se të kalonte te Besiktas i Stambollit.