CHRIS SMALLING

Smalling në Serie A
29 August, 2019 @12:15
Qendërmbrojtësi anglez i Manchester Unitedit, Chris Smalling, është pranë kalimit te ekipi italian, Roma.
Sky Sport Italia ka bërë të ditur se giallorossët kanë arritur marrëveshje për huazim të lojtarit dhe do të paguajnë 3 milionë euro për stinor.
Smalling 29 vjeç i është bashkuar radhëve të Unitedit në vitin 2010 nga Fulhami dhe prej atëherë ka bërë 300 paraqitje për ekipin nga Old Trafford, duke fituar dy tituj të Premier Ligës, dy Kupa dhe një titull të Europa Ligës.