DUELET E XHIROS II

Një ndeshje shtyhet, të tjerat në fundjavë
29 August, 2019 @14:03
Xhiroja e dytë e Ligës së Parë të Kosovës do të luhet këtë fundjavë, ndërsa skuarat që mëtojnë rikthimin në Superligë, do të kenë duele interesante.
Liria që mposhti Trepçën si mysafire në xhiron e parë, pret KEK-un në Përparim Thaqi të Prizrenit.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Besa që demoloi Vllazninë e Pozharanit në xhiron e parë, kësaj radhe përsëri do të luajë ndaj një ekipi të asaj ane, pasi që ka punë me Vitinë si mysafire.
Vëllaznimi pret Drenasin, pas barazimit befasues ndaj Onixit në xhiron e parë dhe kërkon fitoren e parë të stinorit në Gjakovë.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Kurse, Trepça ka të shtyer ndeshjen ndaj Ulpianës, për shkak të gjendjes jo të mirë të terrenit të lojës në Adem Jashari dhe Komisari i Garave ka bërë të ditur se ky duel do të luhet më 4 shtator në Riza Lushta.
DUELET E FUNDJAVËS:
31 gusht, e shtunë ora 16:00:
Istogu - Onix
Liria - KEK
Arbëria - Ramiz Sadiku
Vitia - Besa
1 shtator, e diel ora 16:00:
Vllaznia - Malisheva
Vëllaznimi - Drenasi
Dardana - 2 Korriku
4 shtator, e mërkurë, 16:00
Trepça - Ulpiana.