Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREJ PRISHTINE NË KORÇË

Latifi te Skënderbeu

Latifi te Skënderbeu


28 December, 2014 @19:34

Sulmuesi i Prishtinës, që u dallua me golat e shënuar gjatë pjesës vjeshtore të kampionatit, Liridon Latifi, tashmë zyrtarisht është futbollist i kampionit të Shqipërisë, Skënderbeu

Pak më parë, Skënderbeu ka zyrtarizuar njoftimin lidhur me nënshkrimin e Latifit për ekipin korçar, derisa përveç kohëzgjatjes 3 vjeçare të kontratës, nuk është dhënë ndonjë detaj tjetër. 

Latifi ka falenderuar tifozërinë dhe ekipin e tij të deritashëm përmes llogarisë në Facebook

“Falemnderit Prishtina, falemnderit Plisat, për gjithçka,” ka shkruar shkurt 20 vjeçari që shënoi 4 herë për bardhekaltërit këtë stinor. 


 
Të gjitha lajmet nga