Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KETSBAIA

Lëvdon Bogdanin dhe Canën!

nordpost

Lëvdon Bogdanin dhe Canën!


7 February, 2013 @9:30

Gjeorgjia e mposhti mbrëmë Shqipërinë në mes të Tiranës, me rezultat 1-2. Kombëtarja shqiptare përkundër se ishte në epërsi prej 1-0, nuk arriti ta mbrojë atë deri në fund të takimit. 

Ndërsa trajneri gjeorgjian ka lëvduar pas ndeshjes dyshen shqiptare, Bogdani dhe Cana. 

“Shqipëria ka lojtarë më cilësor se ne. Nuk mposhten lehtë. Dua të veçoj Erion Bogdanin, i cili sipas meje është një qendërsulmues që rrallë e gjen në kampionatet europiane. Më pëlqen edhe Lorik Cana, një lojtar cilësor që do ta donte çdo skuadër,” ka thënë Ketsbaia pas ndeshjes. 

Kjo ka qenë ndeshja e parë e kombëtares shqiptare në vitin 2013. 


 
Të gjitha lajmet nga