REAGIMI I KF LIDHJA E PRIZRENIT

Foto: KFLidhjaePrizrenit/fb
“Lidhja e Prizrenit” reagon ashpër pas ndeshjes
13 April, 2021 @16:02
Përballja në mes të Opojës dhe Lidhjes së Prizrenit që ka përfunduar me fitoren e vendasve 5-0, ka ngjallë reagim të ashpër nga ekipi mysafir. Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të Ligës së Tretë të futbollit të Kosovës, ligë kjo që është e ndarë sipas rajoneve.
Krejt kjo, pavarësisht humbjes, ka bërë që KF Lidhja e Prizrenit të reagojë ashpër për shkak të lojës jashtëzakonisht të ashpër të vendasve dhe mosreagimit të referëve për këtë, derisa ekipi mysafir u kthye në shtëpi me 4 lojtarë të lënduar për të cilët duket se sezoni ka përfunduar për shkak të lëndimeve të marra nga kjo ndeshje.
Mëposhtë, po e sjellim komunikatën e plotë të ekipit të KF Lidhja e Prizrenit:
“Ndonëse menduam se do të ishte ndeshje vëllazërore, por doli që të jetë e kundërta, ndeshja më e ashpër e zhvilluar këto 2 vitet e fundit. Mikëpritja që ju kemi bërë gjysëm sezonin e kaluar, e duke ju uruar fitoren në fund të ndeshjes sot na doli të jetë ndryshe e jo siç kemi pritur. Mikëpritja e vendasve lë shumë për të dëshiruar, 4 nga lojtarët tanë janë të lënduar rëndë nga lojtarët vendas duke na detyruar të bëjmë zëvendësime për arsye të lëndimeve, ku nga fillimi i ndeshjes treguan gjithçka por jo edhe sportivitet, duke filluar nga sharjet, ofendimet e poashtu nga goditjet prapa shpinës së lojtarëve tanë, ku sipas treshës se gjyqtarëve ata gjykojnë vetëm atë që “shohin” dhe “dëgjojnë”. Por nuk mjafton me kaç, delegati i ndeshjes Nevruz Bakija nga Gjakova duke thyer një sërë rregullash të vendosura nga ana e FFK, sot ishte tifoz i ekipit vendas duke duartrokitur për aksionet e vendasve e sidomos për penaltin e shënuar nga vendasit, ndërsa treshja e gjyqtarëve poashtu nga Gjakova Apollon Misku, Endrit Gashi e Jon Haxhiu ishin akterët kryesor të ndeshjes së sodit, të cilët përveç se krijuan 3 goditje dënimi nga pika e bardhë për vendasit dhe duke mos mjaftuar këto, lejuan lojë tepër të ashpër të vendasve për gjatë gjithë ndeshjes ku si pasojë i kemi të lënduar rëndë 4 lojtarët tanë dhe si duket sezoni për ta tashmë ka përfunduar.”