PRIZREN
Liria liron Tamnikun dhe pranon dorëheqjen e Danës
2 December, 2016 @21:22
Përmes një postimi në Facebook, klubi i Lirisë ka bërë të ditur që në mbledhjen e mbajtur sot (e premte), klubi prizrenas ka marrë disa vendime.
Fillimisht bordi është pajtuar me dorëheqjen e drejtorit sportiv, Erxhan Danës, ndërkaq pozita e drejtorit sportiv do të konfirmohet në ndërkohë, duke nënkuptuar që momentalisht ende nuk është caktuar drejtori i ri sportiv. Sa i përket Danës, ai mbetet akoma pjesë e bordit drejtues.
Gjithashtu, në mledhje u diskutua edhe për zgjedhjen e kryetrajnerit të ri. Kryetrajneri i ri do të caktohet në javët e ardhshme, marrë parasysh edhe faktin që skuadra momentalisht ndodhet në pushim, me Superligën që e ka përfunduar sezonin vjeshtor.