LOKOMOTIVA 2-1 RIJEKA
Lirim Kastrati me dygolësh i jep nismë të mbarë Lokomotivës
1 February, 2020 @16:55
Sulmuesi i reprezentacionit të Kosovës, Lirim Kastrati, ka shënuar dy gola sot në përballje ndaj Rijekës për fitoren e startit të pjesës së dytë të stinorit 2-1.
Kastrati ka shënuar në minutat 45 dhe 71, derisa Lokomotiva ka nisur pjesën praverore të stinorit me fitore dhe atë duke ndërprerë serinë prej tre fitoreve të Rijekës që është mbi ta në tabelë.
Kuota e golave të Kastratit në 1. HNL të Kroacisë me sot ka arritur në tetë, që e çon për momentin në vend të tretë të golashënuesve.
Me fitore Lokomotiva e Zagrebit tash ka 31 pikë dhe për momentin kërcen në pozitë të pestë të klasifikimit, derisa Rijeka mbetet e treta me 34 pikë.