FREDERIC VESELI
Mbrojtësi i kombëtares në kampionatin francez
1 February, 2020 @0:22
Para pak çastesh skuadra që garon në Ligue 2 të Francës, Le Mans, ka bërë të ditur se ka angazhuar mbrojtësin e kombëtare shqiptare, Frederic Veseli.
Veseli 27 vjeç deri tash ka qenë pjesë e Empolit në Serie A të Italisë, ndërsa është parë si zgjidhje për ekipin që po kërkon mbijetesën, pas lëndimit të mbrojtësit Yrondu Musavu-King.
Mbrojtësi që mund të luajë në disa pozita, ka qenë kampion bote me Zvicrën U17, ku ka qenë edhe kapiten në rrugëtimin e tyre për titull bote, derisa më pas ka përzgjedhë Shqipërinë, ku ka regjistruar 22 paraqitje, duke qenë pjesë e ekipit që ka marrë pjesë në EURO 2016.