SHEFFIELD UNITED
Rekord transfer te ekipi i rikthyer në PremierLigë
30 January, 2020 @22:26
Skuadra që po kalon stinor jashtëzakonisht të mirë prej se iu rikthye Premier Ligës këtë stinor, Sheffield United, ka bërë sot rekord transferin e klubit.
Ekipi i Sheffieldit ka nënshkruar kontratë me mesfushorin norvegjez Sander Berge, për një shumë prej rreth 25 milionë eurosh, ka bërë të ditur BBC Sport sot.
Berge 21 vjeç, që ka 20 paraqitje me reprezentacion të Norvegjisë, ka nënshkruar kontratë 4.5 vjeçare me ekipin e ri të tij.
Norvegjezi i ri ka qenë pjesë e Genkut deri tash, ndërsa ka luajtur të dyja ndeshjet ndaj Liverpoolit në Champions, kurse te ekipi i tij ka regjistruar 98 paraqitje e gjashtë gola.
Berge pritet të debutojë këtë fundjavë në duel të ekipit të Chris Wilderit ndaj Crystal Palace‘it, ndërsa ka qenë pjesë e Genkut që nga viti 2015!