CARLES PEREZ
Roma zyrtarizon sulmuesin e Barcelonës
30 January, 2020 @22:35
Në pasditen e sotme, skuadra e Romës ka zyrtarizuar përforcimin për pjesën e dytë të stinorit, që vjen nga ekipi senior i Barcelonës.
Sulmuesi Carles Perez ka ardhë si huazim në Olimpico deri në fund të këtij stinori për shumën e 1 milionë eurove, ndërsa romakët kanë edhe opcionin e blerjes së garantuar prej 11 milionë eurove + bonuset.
Perez 21 vjeç ka qenë pjesë e Barcelonës në 12 ndeshje të këtij stinori, prej të cilave ka startuar në shtatë. Përndryshe Perez ka impresionuar me mundësitë që i ka shfrytëzuar te Barcelona në ato minuta që ka pasur, duke shënuar në fitoret e kataloansve ndaj Real Betisit dhe Interit.
Blaugranat kanë futur edhe opcionin e ri-blerjes të Perezit, për të cilin kanë menduar se më mirë është të merr minutazhë diku tjetër sesa të qëndrojë shpesh në bankë.
E giallorossët presin që të shfrytëzojnë maksimalisht aftësitë e spanjollit të ri për tu ngritur edhe më shumë në klasifikim.