E FUNDIT
United siguron Ighalon
31 January, 2020 @23:43
Manchester United ka siguruar përforcimin e radhës në skuadër, bën të ditur BBC Sport. Ai është ish sulmuesi i Watfordit, Odion Ighalo, që vjen si huazim prej Shanghai Shenhuas deri në fund të stinorit 2019/20.
Marrëveshja është bërë ashtu që huazimi i sulmuesit nigerian 30 vjeçar të mos jetë me opcion blerjeje në fund të stinorit.
Ighalo kishte shënuar 39 gola në 99 ndeshje me Watfordin gjatë viteve 2014-2017. Në tre vitet e fundit nigeriani 188 centimetra i gjatë ka luajtur për Changchun Yatain dhe Shanghai Shenhuan.