RIDIZAJNOHET INTERI
Llogo e re, Inter i njejtë
7 July, 2014 @15:18
Skuadra e Interit ka bërë ridizajnimin e llogos së ekipit, duke përfishtë këtu edhe web faqen dhe gjithçka tjetër - për Interin që do të nis stinorin, për herë të parë me Erick Thohirin nga xhiroja e parë.
Kryetari i ri i klubit, që erdhi në gjysmëstinor të stinorit të kaluar, ka kërkuar që të nis stinori me pamje tjetër të Interit dhe kjo është bërë nga kompania që punon me klubin Neroazzurr që nga viti 2010 - Leftloft.
“Llogo e re, Interi i njejtë,” shkruan në titullin e njoftimit të kaltërezinjëve nga Milano.
Ndërrimet përfshijnë detajet të vogla ku shkronja “I” është futur tërësisht te “C”-ja, derisa rrathët kanë marrë ngjyrat zi-kaltër-artë, në krahasim me zi-artë-kaltër-artë, siç ka qenë më parë.
Ndërrimi kryesor duket të jetë ylli, që ka qëndruar mbi rrethin e pjesës kryesore të llogos.
Inter ka përfunduar stinorin e kaluar në vendin e pestë të Serie A, duke siguruar dalje në Europa League.