Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL MADRID

Lufta për gjuajtjet e lira

Lufta për gjuajtjet e lira


12 November, 2012 @16:55

Gjuajtja e lirë e Mesut Ozilit ndaj Borussia Dortmundit, ka hapur edhe një debat në Real të Madridit. A duhet t’i shutojë Cristiano Ronaldo 90% të gjuajtjeve të lira?

Në stërvitjen e fundit të Realit, Cristiano Ronaldo është parë duke ushtruar edhe më shumë gjuajtjet e lira, mirëpo nuk ka kaluar shumë kohë, atij i janë bashkuar edhe Mesut Ozil dhe Luka Modric. Iker Casillas mbronte.

Vetëm Alonso ka guxuar t’i afrohet Ronaldos

Derisa bomarduan me shuta portierin e Realit për dhjetë minuta -shumica e tyre nuk gjetën rrjetën, sa për shkak të Casillasit sa për shkak të mossaktësisë së tyre.

Këtë stinor, Reali ka shënuar vetëm një gol drejtpërdrejtë nga gjuajtja e lirë dhe kjo ishte në ndeshje ndaj Borussias. Stinorin e kaluar vetëm Xabi Alonso ka guxuar të flasë me Cristiano Ronaldon kur ka qenë në pyetje ndonjë gjuajtje e lirë.


 
Të gjitha lajmet nga